Shefi i CIA-s, William Burns viziton Kosovën, takon presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti

Shefi I Cia-s William Burns po qëndron për vizitë dy ditore në Kosovë. Burns takoi presidenten e Kosovës Vjosa Osmani Kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e AkI-së. Vizita e Burns në Kosovë korespondon në kohën e tentimit të qeverisë për hapjen Urës mbi iber, gje e cila kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar.

Vizita e paparalajmëruar e shefit të CIA-s, William Burns, ka vazhduar edhe të premten ku në orët e hershme të mëngjesit ai është takuar me kryeministrin Albin Kurti,

Takimi që ka zgjatur rreth një orë ka shënuar edhe përmbylljen e vizitës së tij dyditëshe në Kosovë.

Ai qëndroi  në Prishtinë nga e enjtja pasdite ku fillimisht kishte takuar  presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës Petrit Ajetin. Në një status të cilin e ka publikuar presidentja të premten në rrjetin social Facebook ajo shkruan se aleanca me SHBA-në është garancë për siguri.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, shkroi Osmani.

Paraprakisht ai qëndroi në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, në kohën kur Republika Serbe po kërcënon me shkëputje nga Federata. Ndërsa në Kosovë ai erdhi erdhi në kohën kur ka përplasje ndërmjet qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar posaqërisht shteteve të bashkuara rreth qëndrimit të qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër që ndan veriun e banuar me serb  dhe jugun e Mitrovicës të banuar me shumicë shqiptare.

SHBA-ja e konsideron këtë veprim të papërshtatshëm në këtë kohë pasi sipas tyre mund të nxis tensione dhe të rrezikojë ushtarët e NATO-s, përfshirë ata amerikanë. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share