Sheeran: Nuk kam bërë asgjë gabim

Ed Sheeran ka dhënë një intervistë pasi e ka fituar gjyqin e dytë, kësaj radhe me akuzën se e kishte kopjuar këngën e Marvin Gayet, “Let’s Get It On” në hitin e tij, “Thinking Out Loud”.

Ai ka thënë për CBS Sunday Morning se nuk ka bërë asgjë gabim, prandaj edhe ka dalë i pafajshëm.

“Përpos nëse kjo gjë ndalon, e që nuk mendoj se ndodh sepse është një biznes me shumë para që t’i çosh gjërat në gjyq”, ka thënë Sheerani.

“Mirëpo ju mund të kapeni vetëm nëse keni bërë diçka gabim, dhe unë nuk kam bërë diçka gabim. I kam përdorur katër akorde që janë akorde shumë të shpeshta për t’u përdorur”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share