“RRUGË PËR TË ÇUAR VENDIN PËRPARA”
Ambasadorja amerikane në Shkup, Meri Kejt Bërns, ka transmetuar mesazhin e partnerit strategjik SHBA-ve rreth propozimit francez, duke përshëndetur diskutimet që po zhvillohen në vend rreth këtij dokumenti.
“SHBA-të përshëndesin diskutimin në RMV për propozimin e korigjuar të BE-së për nisjen e negociatave aderuese, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Qëmoti mbështesim të ardhmen e RMV-së në BE dhe tani shohim rrugën që të ecim përpara” – ka qenë mesazhi I ambasadores Bërns.
Paraprakisht me qëndrim të njëjtë doli edhe Ambasadori I BE-së në Shkup, Dejvid Gir.
“Me shpresë se i gjithë procesi do të jetë i frytëshëm, duke hapur rrugën për hapjen e negociatave aderuese BE – RMV. Është e qartë; dërgimi i gjuhës maqedonase në kornizën negociuese është pa kualifikim” – ka shkruar Euroambasadori Dejvid Gir në profilin e tij në Tuitter.