Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Kjo ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Houston.
Raportohet se viktima ishin një grua e moshës 48 vjeçare dhe një person tjetër.
Sipas informacioneve nga policia, autori dyshohet të jetë bashkëshorti i gruas, i cili u arratis.
Autoritetet njoftojnë se të plagosurit janë dërguar në spital, derisa nuk dihet ende për gjendjen e tyre.