Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi të armatosur.
Ngjarja ndodhi në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një klub të natë homoseksualësh.
Po ashtu si pasojë e sulmit u plagosën 18 persona.
Lajmi u bë i ditur nga policia, raporton CNN përcjell Klankosova.tv
Tani, besohet se i dyshuari është kapur nga policia dhe është në mbajtje.
Kapiteni i zjarrfikësve në Colorado Springs, Mike Smaldino tha se 11 ambulanca u përgjigjën në vendngjarje pasi u morën thirrje të shumta në 911.
Klubi i natës i cili u sulmua “Club Q”, në një njoftim bëri të ditur se është shkatërruar plotësisht nga sulmi.
Në njoftim u ngushëlluan familjarët e viktimave.