Projektligji u miratua në Senat me 63 vota pro, një ditë pasi kaloi dhe në Dhomën e Përfaqësuesve
Senati i SHBA miratoi projektligjin për rritjen e tavanit të borxhit federal duke shmangur falimentimin. Senati votoi 63-36 për të miratuar projektligjin i cili prej disa muajsh shkaktoi kundërshtime të forta midis demokratëve dhe republikanëve.
“Senatorët nga të dyja partitë votuan për të mbrojtur përparimin ekonomik të arritur me vështirësi dhe për të parandaluar falimentimin e parë ndonjëherë të Shteteve të Bashkuara”, tha presidenti Biden në një deklaratë.
Senatorët fillimisht propozuan 11 amendamente për projektligjin e tavanit të borxhit, por ato u refuzuan të gjitha me një rend të shpejtë, duke hapur rrugën për një votim përfundimtar. Kompromisi i arritur si fillim mes kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy dhe presidentit amerikan tërhoqi kundërshtimin nga 71 republikanë të linjës së ashpër, por 165 demokratë dhe më shumë se 149 republikanët e mbështetën marrëveshjen.
Vendi parashikohet të kapërcejë tavanin aktual të borxhit të Hënën më 5 Qershor. Ligji përfshin heqjen e kufirit ekzistues të huamarrjes deri në Janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dy-vjeçare, që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025.
Klan News