Ukraina për të zgjeruar ushtrinë, bëri disa nga blerjet më të mëdha, teksa agresioni rus intensifikohej
Shitjet e pajisjeve ushtarake amerikane për qeveritë e huaja në vitin 2023 u rritën me 16% në një rekord prej 238 miliardë Dollarësh. Vlerësohet se kjo rritje ka ardhur si shkak i konflikteve në disa rajone të botës ç’ka bëri që shumë shtete të kërkonin të rimbusnin rezervat ushtarake dhe të përgatiteshin për konflikte të mëdha.
Ukraina në një përpjekje për të zgjeruar ushtrinë, bëri disa nga blerjet më të mëdha. Polonia bleu helikopterë Apache për 12 miliardë Dollarë dhe gjithashtu pagoi 10 miliardë Dollarë për sistemet raketore të artilerisë së lartë (Himars) dhe 3,75 miliardë Dollarë për tanket M1A1 Abrams. Ajo gjithashtu shpenzoi 4 miliardë Dollarë për sistemet e integruara për mbrojtjen ajrore dhe raketore.
Kryeministri Donald Tusk është zotuar të vazhdojë programin e modernizimit ushtarak të qeverisë së mëparshme konservatore, i cili synonte ta bënte Poloninë “forcën tokësore më të fuqishme në Evropë”. Gjermania shpenzoi 8.5 miliardë Dollarë për helikopterët Chinook, Bullgaria pagoi 1.5 miliardë Dollarë për automjetet e blinduara Stryker dhe Norvegjia bleu helikopterë me shumë misione me vlerë 1 miliardë Dollarë.
Shitjet u rritën gjithashtu nga vendet që largoheshin nga Rusia, e cila ka qenë shitësi i dytë më i madh i armëve pas SHBA për dekada. Administrata e Presidentit Joe Biden ka argumentuar se mbështetja amerikane për Ukrainën rrit ekonominë e brendshme përmes shitjes së armëve. Megjithatë, ligjvënësit amerikanë duken gjithnjë e më të gatshëm për t’i dhënë fund mbështetjes së drejtpërdrejtë për Ukrainën, me shumë republikanë që kërkojnë që ndihma të lidhet me një rishikim të politikës amerikane të imigracionit.
Klan News