SHBA-RMV: Taktizimet me veton rrezik për sigurinë në Ballkan

KUPER: URGJENTISHT TË NISIN NEGOCIATAT E BE-së ME RMV dhe SHQIPËRINË

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, ka theksuar se gjatë Dialogut Strategjik në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka shfaqur shqetësime për veton bullgare për nisjen e negociatave të RMV-së me BE-në, raporton KlanMacedonia.

Gjatë takimit me zyrtarë të lartë të sigurisë në administratën amerikane, Petrovska citohet të ketë thënë se taktizimet e stërzgjatur mund të shkaktojnë probleme serioze të sigurisë në Ballkan dhe sjellin rreziqe nga kërcënimet hibride.

“Kërcënimet hibride ishin të pranishëm në RMV edhe më parë, por, kuptohet se me nisjen e invazionit rus në Ukrainë dhe për shkak të qëndrimeve të Qeverisë së RMV-së rreth kësaj cështjeje, janë përforcuar kundër RMV-së, ndaj institucioneve dhe kuptohet kundër ministrave të caktuar, politikanëve ose personaliteteve publike” – deklaroi Slavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.

Zv/Ndihmësja e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lora Kuper, ka theksuar se ekziston urgjenca për cuarjen përpara të kandidaturave të BE-së për RMV-në dhe Shqipërinë.

“Rusia me siguri do të përpiqet që t`i përkeqësojë ndarjet dhe ta parandalojë aderimin, pa marrë parasysh nëse ishte para NATO-s, e dijmë se Rusia u përpoq ta ndalojë anëtarësimin, tani edhe në BE” – tha Lora Kuper, zv ndihmëse sekretare e mbrojtjes.

Gjatë Dialogut Strategjik në Uashington, zyrtarët e Ministrive të Mbrojtes së RMV-së dhe SHBA-ve paralajmëruan bashkëpunim lidhur me mbrojtjen nga sajber-sulmet si dhe zhvillimin e kapaciteteve për t`u përballur me dezinformatat. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share