SHBA qorton Turqinë: Sovraniteti i ishujve grekë, i padiskutueshëm

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që të shmangen retorikat

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë në pikën më të keqe të tyre. Pas deklaratave të fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se Ankaraja nuk do të mbajë më bisedime të nivelit të lartë me Athinën ka ardhur edhe një reagim nga Departamenti Amerikan i shtetit.

Departamenti i Shtetit qortoi Turqinë për qëndrimet e saj të fundit ndaj Greqisë dhe veçanërisht për deklaratat që tregojnë se Turqia është e përgatitur të sfidojë sovranitetin e ishujve lindorë në detin Egje.

“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj nuk është në pikëpyetje”, thuhet në një deklaratë.

“Ne u bëjmë thirrje aleatëve tanë që të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet”, theksohet më tej, duke shtuar se Greqia dhe Turqia janë “partnerë të fortë dhe aleatë kryesorë të NATO-s për SHBA-në”.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe mbrohen”, përfundon Departamenti Amerikan i Shtetit.

Veprimi që irritoi Erdoganin ishte thirrja që kryeministri grek Kirjakos Micotaqis bëri gjatë vizitës në Uashington në Maj, për të mos i shitur Turqisë avionë luftarakë të sofistikuar F-16. Pas kësaj thirrjeje, presidenti turk deklaroi se Mistotaqis nuk ekziston më për të.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share