Mijëra gra preken çdo vit nga depresioni Postpartum
Autorietet shëndetësore në SHBA kanë miratuar ilaçin e parë për trajtimin e depresionit të rëndë pas lindjes, i cili prek mijëra nëna të reja çdo vit.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave miratoi ilaçin Zurzuvae, për gratë që përjetojnë depresion për shkak të lindjes ose gjatë shtatzënisë, që merret një herë në 14 ditë.
Depresioni pas lindjes prek rreth 400,000 gra në vit, dhe megjithëse ai mund të largohet shpesh vetë brenda disa javësh. Ka raste që mund të vazhdojë për muaj por edhe vite me radhë. Trajtimi standard përfshin terapi ose ilaçe kundër depresionit, të cilat mund të duan javë të tëra për të dhënë efekt dhe nuk i ndihmon të gjitha gratë.
Miratimi i pilulës nga FDA bazohet në dy studime të kompanisë që treguan se gratë që përdorën këtë ilaç kishin më pak shenja depresioni gjatë një periudhe prej katër deri në gjashtë javësh.
Klan News