David Satterfield, i dërguari special i SHBA-së për çështjet humanitare në Lindjen e Mesme, deklaroi se është kundër zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza.
Ai tha gjithashtu se palestinezët që u larguan nga Gaza veriore pas kërkesave izraelite, siç citon Al Jazeera, “duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë në veri sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeton klankosova.tv.
Tutje Satterfield përsëriti se ShBA-ja “dëshiron ta shohë Izraelin të ketë sukses në fushatën e saj”, dhe paralajmëroi Hezbollahun të ndërpres sulmet ndaj Izraelit nëse dëshiron të shmangë një përshkallëzim.