SHBA: Paketë të re ndihme për Ukrainën

Zelensky mohon se qyteti i Bakhmutit ka rënë në duart e ushtarëve rusë

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi një takim me presidentin Zlensky Ne samitin e  udhëheqësve të G7 në Japoni.

“Paketa e re e ndihmës përfshin më shumë municione, artileri dhe  automjete të blinduara për të forcuar aftësitë e Ukrainës në fushën e betejës. Ne po mbështesim gjithashtu përpjekjet  për paqe dhe integritetit territorial të Ukrainës”, ka thënë Joe Biden, President i SHBA-së.

Zelensky falënderoi Shtetet e Bashkuara për paketën e re të ndihmës.

“Unë i jam shumë mirënjohës popullit amerikan dhe kongresit. Jam i lumtur që mes  dy vendeve tona ka marrëdhënie të forta.

Zelenski u pyet nga gazetarët edhe luftimet në qytetin Bakhmut”, ka thënë Volodymyr Zelenskiy, President i Ukrainës.

“Ata kanë shkatërruar gjithçka, nuk ka ndërtesa. Është për të ardhur keq. Është një tragjedi… por sot Bakhmuti është vetëm në zemrat tona”, tha më tej Zelenskiy.

Por për analistët kjo deklaratë është cilësuar e paqartë. Gazetarët kanë pyetur më pas zëdhënësin e presidentit zelensky, i cili ka konfirmuar se qyteti nuk është nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Liderët e G7 vendosën të vijojnë ndihmën ndaj Ukrainës, si ushtarake ashtu dhe financiare. Kievi siguroi nga Shtetet e bashkuara furnizimin me avionët F-16.

Udhëherësit e këtyre vendeve i kërkuan Mosks të tërhqet menjëherë nga Ukraina./KlanNews

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share