Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se ato mund të jenë të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk ka asnjë indikacion se katër objektet fluturuese, të cilat u rrëzuan gjatë fundjavës nga ushtria amerikane se janë të lidhura me spiunimin e dyshuar kinez.
“Objektet mund të jenë të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore”, tha zëdhënësi John Kirby.
ADVERTISING
Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë ende nuk kanë gjetur apo rikuperuar asnjë mbetje nga katër avionët e rrëzuar.
Në konferencën për shtyp, Kirby tha se do të jetë e vështirë të përcaktohet qëllimi ose origjina e objekteve që u shkatërruan mbi Alaskë, Kanada dhe Michigan derisa mbeturinat të gjenden dhe të analizohen.
“Ne nuk kemi parë asnjë indikacion apo ndonjë gjë që tregon në mënyrë specifike idenë se këto objekte ishin pjesë e programit të spiunazhit të Republika Popullore e Kinës,” u tha gazetarëve Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Por ai vuri në dukje se asnjë kompani, organizatë apo qeveri nuk kishte pretenduar ende se i përkisnin objektet.
Pekini akuzoi më herët SHBA-në për një reagim të tepruar. Kina ka mohuar se një nga balonat e saj, i cili u shkatërrua nga një avion luftarak amerikan në fillim të këtij muaji në Karolinën e Jugut, ishte përdorur për spiunazh, duke thënë se ishte thjesht një mjet fluturues për monitorimin e motit që kishte dalë jashtë kursit.
“Abuzimi me forcën i Shteteve të Bashkuara, reagimi i tepruar dhe përshkallëzimi i situatës bien ndesh me frymën e ligjit ndërkombëtar dhe praktikat ndërkombëtare. Tashmë po e ekzagjerojnë dhe rëndojnë situatën, duke e përdorur këtë si bazë për të vendosur sanksione të paligjshme ndaj entiteteve dhe organizatave kineze”, u shpreh zëdhënsësi i Ministrisë së Jashtme kineze.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se asnjë telefonatë mes Presidentit Joe Biden dhe Presidentit kinez Xi Jinping, në lidhje me incidentet e fundit ende nuk është planifikuar. Ndërkaq, një ditë më parë ushtria amerikane gjeti sensorët nga balona e supozuar e spiunazhit kinez, e rrëzuar mbi SHBA më 4 Shkurt, në Oqeanin Atlantik të cilat po analizohen nga FBI. Ekipet e kërkimit gjetën mbeturina të rëndësishme nga vendi, duke përfshirë të gjithë sensorin prioritar dhe pjesët elektronike të identifikuara në brigjet e Karolinës së Jugut.
Klan News