IBISHI: MUNGESË E KAPACITETEVE AKTIVE USHTARAKE
Mungesë të kapaciteteve aktive ushtarake e sheh eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi nismën e shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë për rikthimin e shërbimit ushtarak të detyruar.
Këtë veprim e ndërlidh më shumë edhe me lëvizje politike nga ana e Serbisë.
Ndërsa përmend reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë pas koncentrimit të trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën.
SHBA-ja është duke e vëzhguar nga afër këtë veprim të Serbisë kanë deklaruar zyrtarë të DASH-it për media në Kosovë.
”Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme” – thonë nga DASH.
Iniciativa për rikthimin e detyrueshëm ushtarak është nisur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe propozimi i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.
Serbia është ushtarakisht neutrale, bashkëpunon si me NATO-n ashtu edhe me Rusinë por në deklaratat e tyre zyrtarët serbë theksojnë se Serbia nuk ka dhe nuk do të ketë synim të anëtarësohet në NATO, me të cilën bashkëpunon që nga viti 2006 përmes Programit për Partneritetin për Paqe. /KlanMacedonia/