SHBA ndërmerr më shumë sulme kundër Houthi-t

Shtëpia e Bardhë: Sulmet në Irak edhe Siri janë vetëm fillimi i përgjigjes ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën të tjera sulme hakmarrëse ndaj grupit rebel Houthi. Forcat amerikane u goditën nga një raketë në një sulm tokësor dhe katër raketa që ishin përgatitur për t’u lëshuar kundër anijeve në Detin e Kuq.

Veprimi i fundit vjen një ditë pas sulmeve të përbashkëta mes SHBA dhe Britanisë së Madhe si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që rebelët Houthi vijojnë ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, duke ndikuar kështu negativisht në tregtinë ndërkombëtare.

Mbretëria e Bashkuar thotë se këto ishin në vetëmbrojtje për të ndaluar sulmet e Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, ndërsa grupi rebel është zotuar se sulmet nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Sulmet e Houthi-t kanë detyruar kompanitë e mëdha të transportit të shmangin rrugën kryesore, duke ndikuar në tregtinë ndërkombëtare duke i detyruar anijet të bëjnë një udhëtim më të gjatë rreth Bririt të Afrikës për të hyrë në Evropë.

Nga ana tjetër SHBA-ja po synon të ndërmarrë sulme të mëtejshme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se sulmet e saj ajrore ndaj objektivave të mbështetur nga Irani në Irak dhe Siri janë vetëm “fillimi, jo fundi” i përgjigjes së saj ndaj Iranit.

Ne synojmë të ndërmarrim sulme shtesë duke vazhduar të dërgojmë një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen kur forcat tona të sulmohen, kur njerëzit tanë të vriten”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Ndërkaq përpjekjet diplomatike të administratës Biden për të frenuar pasojat nga lufta kanë dërguar për vizitë në rajon kryediplomatin Antony Blinken. Sekretari amerikan kthehet në Lindjen e Mesme në vizitën e tij të gjashte që nga fillimi i luftës. Ai përballet me një mori sfidash dhe përfshirjen e SHBA-së qe ka rritur në armiqësitë në rajon.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share