MË 17 SHKURT KOSOVA FESTON 15 VJETORIN E PAVARËSISË
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar kompromise të vështira si për Kosovën ashtu edhe Serbinë për të arritur normalizim të raporteve.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në urimin e tij për Serbinë për Ditën e Shtetësisë, ka shprehur bindjen e tij se arritja e marrëveshjes do të normalizimi I raporteve sjell siguri e prosperitet për qytetarët e të dyja vendeve.
“Jam i bindur se normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët e Serbisë dhe të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe për tërë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka thënë Blinkeni në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndërkohë pas dy ditësh edhe Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë.
Në prag të këtij përvjetori a nisur transformimi i monumentit “NEWBORN” i cili ndryshon pamje dhe mesazh cdo vit.
E kaltra dhe e verdha janë binomi i ngjyrave me të cilat ka filluar transformimi i sivjetshëm i simbolit të Pavarësisë së Kosovës.
Institucionet kanë publikuar edhe axhndën shtetërore për 15 vjetorin e pavarësisë që nis me ngritjen e flamurit, homazhe të varri I ish presidentin Rugova dhe në Prekaz, seancë solemne të Kuvendit, parakalimin e FSK-së si dhe pritjen shtetërore.
15 vjetori i pavarësisë Kosovën e gjen në trysnin ndërkombërtare për të nënshkruar një marrëveshje tjetër me Serbinë për normalizim raportesh apo I njohur si dokumenti franko gjerman, por që nuk është marrëveshje finale, të cilin kryeministri thotë se e ka pranuar në parim.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha