SHBA kërcënon Kosovën për dinarin

Escobar: Lëvizjet e njëanshme të Kurtit do të kenë pasoja

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja e ka të qartë që nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme nga ana e Kosovës dhe se lëvizjet e tilla do të kenë pasoja.

“Çështja e dinarit duhet të zgjidhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga ana e BE-së.

Për këto çështje duhet të komunikohen afate që nuk prekin popullatën. Kosova e ka plotësisht të qartë se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme sepse lëvizje të tilla do të kenë pasoja.”

Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por dialogu mbetet i vetmi kanal për zgjidhjen e çështjeve të të dyja palëve.

Beogradi dhe Prishtina duhet të respektojnë marrëveshjet ekzistuese ku prioritare është themelimi i Bashkësisë të Komunave me Shumicë Serbe.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë nga Londra se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, me qëllim që ta lërë të hapur mundësinë për pushtimin e Kosovës.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes me mirëbesim mes Kosovës dhe Serbisë është një kerkesë më urgjente se kurrë. Duke mos e nënshkruar, Vuçiç dëshiron që ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës. Sulmi si në Banjskë mund të përsëritet, por kjo deri më tani s’ka ndodhur për shkak të patrullimeve të përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe ushtarëve të NATO-s.”

Sipas Kurtit, Vuçiç e përdor kërcënimin për agresionin ndaj Kosovës për t’i mbajtur raportet e mira me Rusinë e Kinën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share