OSMANI: GATISHMËRI PËR TA SHQYRTUAR SA MË PARË APLIKIMIN E KOSOVËS
Në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me SHBA – Kartën e Adriatikut, në Shkup është mbajtur takimi i parë joformal i Ministrave, me të cilin kryesoi Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, njofton KlanM.
Në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të SHBA-Karta e Adriatikut, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në cilësi të kryesuesit me Kartën, sic njofton KlanM, prezantoi qëllimin ambicioz – lansimin e procesit të krijimit të Konceptit të ri Strategjik të A5.
Në mesin e prioriteteve të Kryesimit me Kartën e Adriatikut, Bujar Osmani, përmendi angazhimet për përforcimin e koordinimit midis vendeve të Kartës që nuk janë pjesë e NATO-s si dhe rritja e bashkëpunimit rajonal në përballje me sulmet hibride dhe kibernetike.
Takimi në Shkup, sic njofton KlanM, u rrumbullaksua me miratimin e Deklaratës së përbashkët të vendeve anëtare me dy mesazhe të rëndësishme.
“Mbështjetja e përbashkët e politikës së dyerve të hapura të kësaj nisme respektivisht zgjerimin e A5 me vende tjera. Ne si kryesues angazhohemi për anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në A5, aplikacioni I të cilës është dorëzuar që në vitin 2012. Mbështetje të fuqishme për Ukrainën nga vendet anëtare dhe dënojmë agresionin rus” – tha Bujar Osmani.
SHBA-Karta e Adriatikut, sic njofton KlanM, paraqet nismën më të rëndësihme për promovimin e vlerave euro-atlantike në rajon. Krahas Maqedonisë së Veriut, anëtarë të nismës janë edhe Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi.
Status të vëzhguesve kanë Kosova, Serbia dhe Sllovenia.
SHBA-të janë partner strategjik të Kartës së Adriatikut, që kësaj nisme I jep peshë të veçantë politike. /KlanMacedonia/