Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, ka kërkuar nga Serbia që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë.
Në një brifing nga Shtëpia e Bardhë, Kirby kërkoi po ashtu nga Serbia që t’i ndalë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in, raporton Klankosova.tv.
“Edhe Presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby.
/Klankosova.tv