Kryeministri japonez Fumio Kishida ka rënë dakord me presidentin amerikan Joe Biden për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën.
“Ne jemi për të punuar ngushtë me vendet me të njëjtin mendim, duke përfshirë anëtarët e G7-ës, dhe ne ramë dakord të vazhdojmë sanksionet e rrepta kundër Rusisë, si dhe mbështetjen e fortë për Ukrainën”, u tha Kishida gazetarëve në Hiroshima.
Të dy liderët u takuan përpara një samiti më të gjerë të G7-ës në Hiroshima më 19-21 maj, ku do të diskutojnë një gamë të gjerë temash nga ndryshimi i klimës, siguria ushqimore deri tek shtrëngimi i sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.