Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar aksionin e sotëm të policisë në veri. Hovenier tha se masat e dhunshme duhet të ndalen menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”, tha Hovenier.
Të premten një numër i madh i protestuesve serbë kishin bllokuar hyrjet e objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Me këtë rast, është dashur edhe intervenimi i policisë./Klankosova