FUSHATA E NATO-s KUNDËR ISH JUGOSLLAVISË
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore, abstenuan në votim duke parandaluar futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë 25 vjet më parë.
Perëndimi nuk lejoi diskutimin në OKB për fushatën e NATO-s kundër ish-Jugosllavisë.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përshëndetur, sic tha, unitetin e miqve ndërkombëtar të Kosovës.
”Rusia mbeti e vetme në përpjekjet e saj të rrezikshme për ta shfrytëzuar Këshillin e Sigurimit për të shtrembëruar të vërtetën. Me vetëm 3 vota pro (mes tyre Federata Ruse) dhe 13 abstenime, iniciativa e Rusisë nuk kaloi. Përshëndetëm megjithatë unitetin e partnerëve, miqve dhe aleatëve tanë për moslejimin e mbajtjes së kësaj seance propagandistike” – tha Donika Gërvalla, ministre e Jashtme e Kosovës.
Por, duket se vendimi I Këshillit të Sigurisë së OKB-së ka zhgënjyer tejmase Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
“A duhet tani intervenimi humanitar kundër Prishtinës kur 14% serbë janë dëbuar dhe kur Prishtina nuk dëshiron ta formojë Asociacionin, por shpërblehet me anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Seanca e ardhshme e Këshillit të Evropës ku do të shqyrtohet pranimi I Kosovës, është thirrur që Prishtinës t`i sigurohet pavarësia” – tha Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë.
Të mërkurën më 27 mars do të mbahet seanca e Komisionit për çështje politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku do të diskutohet aplikacioni i Kosovës.
Deputetja greke Dora Bakojani para këtij komisioni do ta przeantojë raportin e saj për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Autoritetet serbe kanë njoftuar se Dora Bakojani ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate politike.