Pas Britanisë së Madhe, edhe Shtetet e Bashkuara kanë në plan të furnizojnë Ukrainën me municione me uranium të varfëruar.
Reporterët e agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ thotë se kanë parë planin e dokumentuar të Uashingtonit, ekzistencën e të cilit e kanë pohuar edhe dy zyrtarë të administratës amerikane.
Municionet janë kryesisht predha për tanket amerikanë ‘Abrams’, me të cilat Ukraina pritet të pajiset gjatë javëve të ardhshme. Këto predha parashikohet të shkatërrojnë tanket ruse, që po përdoren për luftë në Ukrainë.
Plani është pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që Uashingtoni pritet të prezantojë javën e e ardhshme dhe që arrin vlerën e 375 milionë dollarëve. Moska ka kritikuar ashpër furnizimin e Ukrainës me municione të tilla. Uraniumi i varfëruar është nënproukt i uraniumit të pasuruar, por përhap shumë herë më pak rrezatim të dëmshëm për shëndetin.
Predhat me këtë mbushje janë disa herë më të fuqishme dhe më efikase në shkatërrimin e objektivave.
Tv Klan