SHBA do të regjistrojë Krishtlindjet më të ftohta në 30 vjet

Kentaki dhe Karolina e Veriut kanë shpallur gjendje te jashtëzakonshme, për herë të parë Florida përballet me dimrin më të ashpër

Një stuhi e madhe dëbore ka përfshirë një pjesë të SHBA-ve. Këto Krishtlindje sipas meteorologëve parashikohen të jenë më të ftohta në katër dekada në disa pjesë të vendit.

Moti i ftohtë i shoqëruar edhe me erëra deri në 60 km/h filloi në Paqësorin Veriperëndimor dhe pritet t’i drejtohet pjesës lindore të SHBA-ve. Sinoptikanët e kanë cilësuar stuhinë si një “ciklon bombë” e cila do të zgjasë gjatë gjithë fundjavës.

Më shumë se 90 milionë njerëz janë nën alarm në 37 shtete. Rreth 80% e vendit pritet të përjetojë temperatura nën zero, duke përfshirë vende deri në jug të Teksasit. I quajtur Winter Storm Elliot dhe që është e klasifikuar si e kategorisë së tretë , stuhia pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta që nga fundi i viteve 1980. Edhe Florida e cila nuk ka regjistruar temperatura nën zero do të shohë dimrin më të ftohtë në 30 vitet e fundit.

Edhe pse periudha e Krishtlindjeve është me e ngarkuara sa i përket udhëtimeve autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të tregojnë kujdes pasi një pjesë e madhe e autostradave dhe rrugëve do të kenë ngrica. Moti i ashpër mund të detyrojë Administratën Federale të Aviacionit që të anulojë një pjesë të fluturimeve. Qindra fluturime nga Denveri dhe Çikago janë anuluar tashmë.

Guvernatorët e Kentakit dhe Karolinës së Veriut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Denveri parashikohet të përballet me temperaturat më të ulëta ndonjëherë deri në -20 gradë Celsius. Në Çikago dëbora mund të arrijë në mbi 1 metër dhe do të ketë erëra të fuqishme të ftohta deri në 80 km/h.

Stuhia e dëborës gjithashtu mund të godasë edhe një pjesë të madhe të Kanadasë me temperatura shumë të ulëta.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share