SHBA do të furnizojë Ukrainën me predha uraniumi

Plani i Washingtonit është që ata të përdoren sëbashku me tanket Abrams

Administrata Biden do të dërgojë për herë të parë municione që përmbajnë uranium të varfëruar në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se kanë parë planin e dokumentuar të Uashingtonit, ekzistencën e të cilit e kanë pohuar edhe dy zyrtarë të administratës amerikane. Municionet janë kryesisht predha për tanket amerikanë Abrams, me të cilat Ukraina pritet të pajiset gjatë javëve të ardhshme. Këto predha parashikohet të shkatërrojnë tanket ruse, që po përdoren për luftë në Ukrainë.

Një nga zyrtarët tha se paketa e ardhshme e ndihmës do të kushtojë 375 milionë dollarë. Vlera dhe përmbajtja e paketës janë ende duke u finalizuar, sipas zyrtarëve.

Edhe pse Britania dërgoi municione të uraniumit të varfëruar në Ukrainë në fillim të këtij viti, kjo do të ishte dërgesa e parë e municioneve nga SHBA dhe ka të ngjarë të shkaktojë polemika. Ai vjen pas një vendimi të mëparshëm të administratës Biden për të ofruar bomba thërrmuese për Ukrainën, pavarësisht shqetësimeve mbi rreziqet që këto armë paraqesin për civilët.

Uraniumi i varfëruar është nënproukt i uraniumit të pasuruar. Predhat me këtë mbushje janë disa herë më të fuqishme dhe më efikase në shkatërrimin e objektivave. Por përdorimi i municioneve të uraniumit të varfëruar është debatuar ashpër, me kundërshtarë si Koalicioni Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve të Uraniumit që thonë se ka rreziqe, duke përfshirë kancerin dhe defektet në lindje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share