Qeveria në Afghanistan nuk e refuzojnë konceptin e një fondi besimi por janë kundra kontrollit nga palët e treta
Zyrtarët e SHBA-së dhe talebanët po bisedojnë për lirimin e miliarda Dollarëve nga rezervat e bankës qendrore afgane të mbajtura jashtë vendit në një fond besimi, në përpjekjet për të lehtësuar krizën ekonomike të Afganistanit.
Bisedimet nuk jane te lehta pasi midis palëve mbeten dallime të rëndësishme. Talebanët refuzojnë të zëvendësojnë të emëruarit kryesorë politikë të bankës, njëri prej të cilëve është nën sanksionet e SHBA-së si dhe disa nga udhëheqësit e lëvizjes.
Disa ekspertë thanë se një masë e tillë do të ndihmonte në rivendosjen e besimit në institucion duke e izoluar atë nga ndërhyrja e grupit militant islamik që mori pushtetin një vit më parë, por që qeveritë e huaja nuk e njohin. Ndërsa talebanët nuk e refuzojnë konceptin e një fondi besimi, ata kundërshtojnë një propozim të SHBA-së për kontrollin e fondit nga palët e treta që do të mbante dhe disbursonte rezervat e kthyera, tha një burim i qeverisë talebane që foli në kushte anonimiteti.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë në bisedime me Zvicrën dhe palët e tjera për krijimin e një mekanizmi që do të përfshinte fondin e mirëbesimit, disbursimet nga i cili do të vendoseshin me ndihmën e një bordi ndërkombëtar. Në bisedimet në Doha muajin e kaluar, talebanët u paraqitën zyrtarëve amerikanë përgjigjen e tyre ndaj propozimit të SHBA-së për një mekanizëm për të çliruar asetet afgane, ka bërë të ditur një zyrtar taleban dhe një diplomat i lartë.
Ekspertët paralajmëruan se lirimi i fondeve do të sillte vetëm lehtësim të përkohshëm dhe nevojiteshin rrjedha të reja të të ardhurave për të zëvendësuar ndihmën e huaj direkte që financonte 70% të buxhetit të qeverisë. Rreth 9 miliardë Dollarë rezerva janë mbajtur jashtë Afganistanit, duke përfshirë 7 miliardë Dollarë në Shtetet e Bashkuara, që kur talebanët pushtuan Kabulin Gushtin e kaluar.
Qeveritë e huaja dhe grupet e të drejtave kanë akuzuar talebanët për abuzime të të drejtave të njeriut. Ekonomia e Afganistanit shkoi në rënie të lirë pas marrjes së pushtetit nga talebanët, me rezervat e huaja të bankës qendrore të ngrira, Uashingtoni dhe donatorët e tjerë ndaluan ndihmën dhe Shtetet e Bashkuara i dhanë fund dërgesave të valutës.
Sektori bankar u shemb dhe monedha kombëtare afgane ra në mënyrë drastike. Papunësia e lartë dhe çmimet në rritje, të nxitura nga thatësira, pandemia Covid-19 dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë, përkeqësuan një krizë humanitare. Kombet e Bashkuara thonë se miliona afganë po përballen me një dimër të dytë pa ushqim të mjaftueshëm.
Klan News