SHBA dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë marrëveshje historike për armët bërthamore

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje historike për të parandaluar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. Uashingtoni ka rënë dakord që të vendosë nëndetëset amerikane bërthamore në Korenë e Jugut dhe të përfshijë Seulin në operacionet e planifikimit bërthamor.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, Koreja e Jugut ka rënë dakord që të mos zhvillojë armët e veta bërthamore.

Presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur se kjo marrëveshje do të forcojë bashkëpunimin e aleatëve në parandalimin e një sulmi të Koresë së Veriut.

Sipas një zyrtari të lartë, marrëveshja e re është rezultat i negociatave që u zhvilluan gjatë disa muajve.

Shqetësimi është rritur nga të dyja palët për kërcënimin bërthamor të paraqitur nga Koreja e Veriut. Pheniani po zhvillon armë taktike bërthamore që mund të synojnë Korenë e Jugut dhe po përpunon armët e tij me rreze të gjatë që mund të arrijnë në territorin e SHBA-së.

SHBA kanë detyrim për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe më parë janë zotuar për të përdorur armët bërthamore nëse do të jetë e nevojshme./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share