SHBA dhe aleatet aziatike vendosin sanksione ndaj Koresë së Veriut

Ato përfshijnë zyrtarë të lartë dhe etnitete dhe vijnë në një kohë që Pheniani mund të testojë armën e saj bërthamore

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Koresë së Veriut të lidhur me programet e armëve pas testit të fundit dhe më të madh të raketës balistike ndërkontinentale të Phenianit muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi sanksione ndaj shtatë individëve të tjerë, duke përfshirë një Singapori dhe një tajvanez dhe tetë entitete. Të gjithë janë tashmë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Japonia caktoi gjithashtu tre entitete dhe një individ, duke përfshirë Grupin Lazarus të dyshuar për kryerjen e sulmeve kibernetike. Kina dhe Rusia kanë bllokuar përpjekjet e fundit për të vendosur më shumë sanksione, duke thënë se ato duhet të lehtësohen për të nisur bisedimet dhe për të shmangur dëmtimin humanitar.

Sanksionet e fundit pasojnë një test të hedhjes së raketave balistikenë datën 18 nëntor nga Koreja e Veriut, pjesë e një vale rekord prej më shumë se 60 lëshime raketash këtë vit dhe mes shqetësimeve se mund të jetë gati të rifillojë testimin e armëve bërthamore, i cili është pezulluar që nga viti 2017 .

“Hedhjet e fundit të raketave tregojnë nevojën që të gjitha vendet të zbatojnë plotësisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Thesarit”. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka deklaruar se masa e fundit ishte pjesë e përpjekjeve të saj për t’iu përgjigjur ashpër kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Dekada të tëra sanksionesh të vendosura nga SHBA-ja nuk kanë arritur të ndalojnë programet gjithnjë e më të sofistikuara të raketave dhe armëve bërthamore të Koresë së Veriut . Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha më herët se Uashingtoni ishte i përkushtuar për të përdorur presionin dhe diplomacinë për të bindur Korenë e Veriut që të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share