SENATORË AMERIKAN NË PRISHTINË
SHBA-ja ka kërkuar nga Serbia të mos e pengojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Pas një takimi që zhvilluan me presidenten Vjosa Osmani seantorët amerikanë Chris Murfy dhe Garry Peters Kosovës I kërkuan formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Serbia duhet të ndalojë për të qenë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosova e ka marrë një zotim për t’u lejuar komunave që të bashkohen në një asociacion. Mendoj se zotimet sipas asaj marrëveshjeje të realizohen sa më shpejtë që është e mundur
Marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-së është speciale, nuk e di që ekziston ndonjë vend në botë që kanë marrëdhënie kaq të ngushta sa dy vende. Keni ndihmuar SHBA-në që të mbrojë e të ruajë demokracinë në botë. Prandaj SHBA-ja do të jetë pranë jush. Ne do të punojmë me ju edhe për sigurinë kibernetike, do të mundohemi të bashkëpunojmë edhe në furnizimin e pajisjeve ushtarake
Presidentja Vjosa Osmani në takim i ka njoftuar senatorët për listën sic ka thënë të gjatë të shkeljeve të marrëveshjes nga ana e Serbisë. Ka shfaqur shpresën që zëri i Senatit të jetë i qartë kundër strukturave paralele që po i terrorizojnë serbët në veri.
Seanatorët Amerikanë do të qëndrojnë një javë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Kosovës ata do të vizitojnë Maqedoninë,Shqipërinë Malin e Zi dhe Serbinë.