SHBA akuzoi Rusinë për krime lufte, kundërpërgjigjet ambasadori rus: Përpjekje cinike

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Harris akuzoi Rusinë për akte të tmerrshme të vrasjes, torturës, përdhunimit dhe dëbimit që nga pushtimi i saj në Ukrainë. Harris u tha delegatëve se autorët e krimeve të dyshuara ruse në Ukrainë duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Veprimet e tyre janë një sulm ndaj vlerave tona të përbashkëta dhe njerëzimit tonë të përbashkët,” tha ajo.

Nga ana tjetër, ambasadori i Moskës në SHBA, Anatoli Antonov hodhi poshtë pretendimet dhe akuzoi Harris për përpjekje për të “demonizuar Rusinë”. Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.

Antonov tha se pretendimet e zëvendëspresidentit ishin një përpjekje cinike për të “demonizuar Rusinë në rrjedhën e një lufte hibride”.

“Ato ishin një mënyrë për të justifikuar veprimet e vetë Uashingtonit për të nxitur krizën ukrainase”, shtoi ai, duke iu referuar furnizimit të armëve nga SHBA në Kiev.

Udhëheqësit botërorë në konferencë bënë thirrje për mbështetje afatgjatë të Ukrainës. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se ka ardhur koha për të dyfishuar mbështetjen ushtarake. Kryeministri argumentoi se aleatët perëndimorë duhet të fillojnë të planifikojnë për sigurinë e ardhshme të Ukrainës, si dhe të dërgojnë armët që i nevojiten për të mbrojtur veten tani.

Konferenca në Gjermani vjen pasi afrohet njëvjetori i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 24 Shkurt./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share