Numri dy i Shtëpisë së Bardhë Kamala Harris deklaroi nga Mynihu se politika amerikane është në një mendje se mbështetja financiare ushtarake për Ukrainën duhet të vijojë pa afat.
Sipas saj, SHBA-të i kanë provat për krimet e luftës që Vladimir Putin i ka kryer në Ukrainë, që prej fillimit të agresionit, thuajse një vit më parë.
“E kemi ekzaminuar çdo provë. Procedurat ligjore i njohim. Nuk ka asnjë dyshim se veprimet e Rusisë në Ukrainë, janë krime lufte”, tha ajo qartësisht, duke përsëritur se Amerikan do të bëjë gjithçka nevojitet, për ta mbajtur Moskën përgjegjëse lidhur me çdo goditje ushtarake që ka ndërmarrë ndaj popullit të pafajshëm ukrainas.
“Hetimet ndërkombëtare do të vijojnë të mbështeten nga Washingtoni dhe fajtorët, do të mbajnë pa asnjë pikë dyshimi përgjegjësi. Forcat ruse kanë ndërmarrë një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile – akte të tmerrshme vrasjesh, torturash, përdhunimesh dhe dëbimi. Vrasje të stilit të ekzekutimit, rrahje dhe goditje elektrike. Autoritetet ruse kanë deportuar me forcë qindra mijëra njerëz, nga Ukraina në Rusi, duke përfshirë fëmijë. Ata i kanë ndarë mizorisht fëmijët nga familjet e tyre.”
Një thirrje të qartë e kishte zv/presidentja amerikane edhe karshi Putinit, të cilit i tha se gabohet, nëse mendon se e ka kohën ne favor.
“Nëse ai mendon se mund të na heqë qafe me kohën, e ka gabim. “Koha nuk është në kohën e tij”.
Populli ukrainas është sprovuar në disa nivele gjatë thuajse një viti agresioni, siç dhe ka treguar se është në lartësinë e duhur për të përballuar çdo sfidë.
Këtë, edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ku SHBA-të, do të jenë pa afat aleat dhe partner kryesor në qëndresën e Kievit.
Duke iu referuar armëve që SHBA i ka ofruar Ukrainës Harris përmendi raketat anti-ajrore Stinger, tanket Abrams, sistemet raketore të artilerisë së lartë dhe lëvizshmërinë e lartë dhe Raketat Javelin.
Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken ka thënë Konferencës së Sigurisë së Mynihut se në Ukrainë janë vrarë 200,000 rusë. Presidenti Biden është planifikuar të vizitojë Poloninë të hënën ku ai do të shprehë mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.
SHBA akuza Rusisë për krime lufte

Tv Klan