Shasivari: Gjyqtarët dështuan në interpretimin e Kushtetutës/ Arifi: Vendimi i Gjykatës rrezikon parimet e Kushtetuese të Marrëveshjes së Ohrit

Gkykata Kushtetuese ka dështuar në interpretimin e Kushtetues sa I përket Balansuesit , komentojn analsitët juridik për Klan Maqedoni. Profesori Jeton Shasivari thotë  shumica e gjyqtarëve dështuan të krijojnë bindjen e duhur për neutralitetin e vendimit të tyre. Ai argumenton se interpretimi i Kushtetutës ishte i gabuar, dhe se është përgjegjësi e ligjvënësit të krijojë një instrument ligjor që të sigurojë barazinë reale midis komuniteteve etnike në Maqedonin e Veriut.

“Shumica e gjyqtarëve që vendosën këtë çështje dështuan të krijojnë bindjen e plotë në opinion lidhur me neutralitetin e vendimit të tyre në aspektin politik dhe etnik. Gjithashtu ata gabuan edhe në interpretimin kushtetues të nenit 9 të Kushtetutës, meqë kjo dispozitë kushtetuese që rregullon barazinë e qytetarëve nuk e ndalon ligjvënësin që me instrument ligjor, siç ishte balancuesi, të korrigjojë pabarazinë midis komuniteteve etnike në sektorin publik nëse me këtë gjë arrihet qëllimi legjitim ose proporcionaliteti midis këtij instrumenti ligjor dhe qëllimit që duhet arritu,  pra barazisë së plotë dhe reale etnike të të gjitha komuniteteve në sektorin publik” – tha Jeton Shasivari.

Në në opinion të saj rreth zhvillimeve të fundit në gjykatën kushtetuese , profesoresha Besa Arifi për portalin Portalb, shprehet se ky vendim krijon një zbrazëtirë ligjore dhe rrezikon të minojë parimet kushtetuese të vendosura nga Marrëveshja e Ohrit. Arifi thekson se, nëse ka pasur keqpërdorime, përgjegjësia duhet të bie mbi ata që i kanë shkelur rregullat, dhe jo mbi instrumentet që sigurojnë barazi.

“Në rastin e balancuesit, nëse ka pasur keqpërdorime, është dashur të veprohet në ato raste dhe të vendosen para përgjegjësisë ata që kanë keqpërdorur instrumentin dhe jo të shfuqizohet instrumenti, aq më pak para se të sillet një instrument tjetër më i mirë se ai që është në fuqi. Problemi esecnial është se një shumicë gjithnjë e më e madhe në këtë vend nuk beson në vlerat kushtetuese të vendosura me Marrëveshjen e Ohrit dhe i sheh ato të padrejta dhe diskriminuese ndaj komunitetit shumicë. Problemi esencial është se kjo shumicë dëshiron me çdo kusht që vendi të kthehet në kohët “e arta” të majorizimit etnik, atëherë kur dihej shumë mirë se kush ishin “zotërinjtë” e kush “qiraxhinjtë” në këtë vend” – tha Besa Arifi.

Eksperët juridok thonë  se  çështje e përfaqësimit është në kompetencë ekskluzive të ligjvënësit e jo të Gjykatës kushtetuese prandaj, i mbetet Parlamentit që të parasheh instrumentin ligjor tjetër apo identik me balancuesin në mënyrë që përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i të gjitha komuniteteve etnike në sektorin publik të mos mbetet germë e vdekur në letër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share