SË SHPEJTI DO TË NIS SHTYPJA E TEKSTEVE TË CILËT JANË MIRATUAR NGA KËSHILLI KOMBËTAR
Debati për mungesën e tekstëve shkollore i cili tani më ka kaluar edhe tek partitë politike nuk është duke arritur në një zgjidhje përfundimtare. Megjithatë, Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri siguron se tekstet shkollore do të jenë gati gjatë tetorit ose fillimit të nëntorit. Shaqiri njofton se sa më shpejt të jetë e mundur do të nis shtypja e teksteve shkollore të cilët janë të miratuara nga Këshilli Kombëtar.
Disa tekste do të miratohen nga Këshilli Kombëtar në një seancë tjetër. Dhe unë shoh energji pozitive në këtë. Dhe prandaj do ta them sërish, ne jemi duke u përgatitur dhe Këshilli që kam shpallur, ku janë të përfshirë shumë institucione, është që të lidhin institucionet, të kemi të dhënat, të dimë se si mund ta zgjidhim atë problem të kahershëm.
Sipas Shaqirit për të mos pasur mungesë të procesit arsimor, kanë dorëzuar materialet përgatitore për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta.
Sa i përket mungesës që është edhe nga periudha paraardhëse, nuk është vetëm nga ky tetëmujor, por është një mangësi më e gjatë. Sipas të gjitha mjeteve buxhetore që i kemi në dispozicion ka përfunduar procedura edhe për operatorin ekonomik.
Këto komente ministri Shaqiri i bëri pas hapjes së tryezës “Harmonizimi i programeve të studimit në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës”, organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. /KlanMacedonia/