Shaqiri: Sot dhe gjithmonë në anën e arsimtarëve, në anën e nxënësve dhe në anën e arsimit

Rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni, nisin sot vitin shkollor 2022/2023, në të cilin pas dy vitesh pandemie do të nisë mësimi pa protokolle anti-Covid dhe maska ​​mbrojtëse.
Sot dhe gjithmonë në anën e arsimtarëve, në anën e nxënësve dhe në anën e arsimit. Vetëm së bashku mund të ofrojmë arsim më të mirë dhe cilësor, deklaroi Jeton Shaqiri ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Fillojmë me kohë, më 1 shtator dhe më e rëndësishmja – me shkolla të hapura për të gjithë nxënësit!
Po e nisim me paga 15% më të larta për të gjithë arsimtarët. Le të jetë ky motiv për angazhim më të madh në krijimin e gjeneratave të reja!
Po fillojmë me përmirësime të ndjeshme të kushteve në rreth 50 shkolla që janë rikonstruktuar, si dhe në disa objekte të reja shkollore.
Në ditën e parë nxënësit e shkollave fillore kanë tekste të reja dhe materiale mësimore ndihmëse! Mësimdhënia në arsimin e mesëm është modernizuar ndjeshëm, me shumë klasa të reja të dyfishta dhe kompani partnere të shkollave!
Rrisim kujdesin për nxënësit me aftësi të kufizuara. Janë punësuar 720 asistentë arsimorë për t’ua lehtësuar përvetësimin e kurrikulës!
Ju keni mbështetjen time të plotë dhe pres bashkëpunim të mirë edhe nga ju!
I uroj të gjithëve shëndet të mirë, shumë suksese, arritje të rezultateve të pritura dhe sigurisht kujtime të mira nga ditët e shkollës! deklaroi Jeton Shaqiri Ministër i Arsimit dhe Shkencës në RMV.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i cili sot në mëngjes, në ditën e parë të shkollës e vizitoi Shkollën e sapondërtuar fillore “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit.
Shaqiri u dëshiroi sukses në punë edhe mësimdhënësve, duke i porositur fëmijët të jenë motivim për të gjithë, siç tha, “ku duhet të lëvizim dhe si të punojmë”.
Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2022/2023, ministri i resorit Shaqiri sot pasdite do ta vizitojë edhe SHF “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël të Tetovës, e më pas edhe SHF “Vasill Gllavinov” në Komunën e Çairit.
/KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share