Shaqiri e mbyll karrierën e tij me Kombëtaren e Zvicrës

Xherdan Shaqiri, “ylli” shqiptar i futbollit, ka vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij. Me golin e shënuar ndaj Skocisë në Euro 2024, ai bëhet i vetmi lojtar evropian që ka arritur të shënojë në gjashtë turne madhorë radhazi.

Ky rekord përfshin Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Botërorin 2018, Euro 2020 (2021), Kupën e Botës në Katar në 2022, dhe tani edhe në Gjermani. Emri i tij shkruhet me gërma të arta në historinë e futbollit.

Megjithatë, duket se aventura e tij me kombëtaren “Helvete” ka ardhur në fund. Xherdan Shaqiri ka njoftuar tifozët se i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren.

“Me shtatë kompeticione, shumë gola dhe 14 vite me kombëtaren e Zvicrës, kam krijuar kujtime të bukura dhe të paharrueshme. Është koha për lamtumirë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve,” shkruan ai. Në total, Shaqiri zhvilloi 125 ndeshje me “Helvetët”, shënoi 32 gola dhe asistoi 34 herë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share