Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, sot ka thënë se deri të premten pritet që të dorëzohen të gjitha librat të cilat u mungojnë nxënësve.
Ai tha se nëse është e nevojshme do të kërkojë që të dorëzohen edhe gjatë fundjavës. Shaqiri rikujtoi deklaratën e tij se librat do të dorëzohen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.
“Të gjitha librat që janë miratuar, menjëherë janë dërguar për shtypje. Për disa libra ka ankesa, procedurë kjo e cila nuk varet nga ministri. Këtë shtator kemi pasur më shumë se 80 përqind nga të gjitha librat që janë dorëzuar. Në gjimnaz kishim libra të dorëzuar për herë të parë pas dhjetë viteve”, tha Shaqiri.