Shaqiri: Brenda sistemit tonë arsimor kemi shumë studentë të suksesshëm që sot janë përfaqësues në institucionet e huaja

I ftuar në emisionin Klan Debat ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në lidhje me reformat që duhet të ndërmerren së sistemin e arsimit u shpreh se reformart të cilat do të përmirsojnë sitemin edukativo-arsimor në vendin tonë duhet të jepen nga të gjitha segmentet brenda shoqërisë.

“Secila reformë për të jetësuar si duhet ndryshimin më të rëndësishëm që të mundësojë mbështetjen kryesore është edhe mbështetja e përgjithshme e cila duhet të jepet nga gjithë segmentet brenda shoqërisë. Do flasim për një fenomen dukuri siç është arsimi dhe kur analizohet reforma qoftë nga elementi brendshëm qoftë duke marrë përvoja të jashtme të cilët mund të vijnë dhe mund të jenë elementë përmbajtësor unë e kisha përmend se fakti i ndryshimit do të thotë që brenda sistemit tonë arsimor në momentin që flasim ka pasur nxënës të cilët kanë arritur suksese brenda sistemit tonë arsimor që kanë arritur suksesin dhe janë përfaqësues në institucione të huaja” tha Shaqiri.

Shaqiri theksoi se reformat duhet filluar që nga trajnimi i mësimdhënësve për arsimin fillor.

“Duke filluar që nga arsimi fillor i cili fillimisht ka qenë i politizuar, besoni se duhen reforma edhe nga aspekti i segmentit të gjithëpërfshirjes tek orientimi tek nxënësit në shkollimin fillor, në bazë duhet punuar shumë dhe duhet zhvilluar edhe trajnime të cilët bëhen për mësimdhënësit për të arritur dhe për të marrë rezultat të cilat duhet të nxjerrim nga fëmija. Një nga mënyrat për të nxjerrë rezultate ka qenë edhe ndryshimi ligjor që edhe shkollimi i mesëm të bëhet obligativ”, tha Shaqiri.

Ai gjithashtu theksoi se edhe rezultatet e testimit PISA janë një mënyrë e mirë për të vlersuar procesin e përgjithshëm të arsimit në vend, dhe për të përmirsuar nivelet e ndryshme ku ka ngecje.

“Unë konkretisht apeloj tek rezultatet e PIS-ës, ku gjithsecili prej nesh jemi të vetëdijshëm se është një reflektimi i procesit të përgjithshëm qoftë për ministrinë, qoftë i mësimdhënësve qoftë ndaj procesit, dhe ka vrejtje nga këto rezultate dhe janë fakte dhe një mënyrë e analizës të të dhënave për të përmirsuar arsimin fillor. Është një dinamikë që kur përmendim organizatat e huaja ndërkombëtare UNICEF-i do të ketë reforma sa u përket rezultateve të pizës ku shpresojmë se do të arrijmë rezultate më të mira, pra duhet një proces më i refomruar në vendin tonë”, tha Shaqiri. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share