Kreu i BFI-së, Shaqir fetahu në Klan Debat u shpreh i shqetësuar për rrezikun, që sipas tij, po i kanoset vendit tonë. Sipas tij, përveç krizës ekonomike, shqetësimin më të madh vendi ynë e ka me largimin e të rinjve drejt vendeve të Evropës, përcjell KlanM.
“Neve na kanoset një rrezik i madh dhe të gjithë duhet të brengosemi për këtë situatë sepse dhimbja më e madhe që na kaplon është largimi gjithnjë e më tepër i popullatës sonë jashtë vendit”, tha Fetahu./KlanMacedonia