Shakira dhe Ozuna kanë publikuar këngën “Monotonía” , duke emocionuar të gjithë fansat. Videoklipi i ka tejkaluar 6 milionë shikime në YouTube në pak orë.
Kënga flet për problemet që vijnë në një lidhje dashurie kur ajo bëhet monotone. Në videoklip shohim një Shakira të rrëzuar, duke u zvarritur në tokë, duke luftuar për ta kapërcyer dhimbjen e cila është aq e madhe sa ajo preferon të ikë me zemrën e gjakosur në duar.
Kjo këngë duket se i është dedikuar ish-partnerit të Shakira-s, pasi në tekst thuhet “ Po më e keqja është se nuk ishte faji yt e aq më pak i imi, ishte i monotonisë. Prej kohësh nuk ishe më i njëjti dhe më le për narcisizmin tënd. ”
Jo vetëm kaq por dyshimet se kënga është dedikim për ish-partnerin shtohen për vetë faktin se videoklipi është incizuar në Manresa , një komunë spanjolle me përqindjen më të lartë të tradhtisë.
Jo vetëm kaq po mediat spanjolle ndalen edhe tek një tjetër detaj Në sfond dëgjohet kënga Te felicito , kënga e Shakira-s dhe Rauë Alejandro -s që artistja kolumbiane publikoi pak para se të njoftonte ndarjen nga Gerard Pique.
Klan News
https://www.youtube.com/watch?v=j5y6xLpRwx4