Shakira në një lidhje dashurie, miqtë të shqetësuar

Këngëtarja Shakira ka nisur një lidhje të re dashurie. Media “Marca” shkruan se Shakira dhe aktori britanik Lucien Laviscount kanë nisur një romancë mes tyre e cila mendohet se shkëndijat e para i ka patur gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës së re të Shakirës me Cardi B, ‘Punteria’.

Sipas një burimi të brendshëm me “Daily Mail”, Shakira kërkon të bjerë në dashuri me dëshpërim.

Megjithatë, miqtë e artistes janë të shqetësuar për lidhjen e re të këngëtares kolumbiane.

Ata besojnë se aktori po e përdor Shakirën për të fituar më shumë famë. Ndërsa burime për “Daily Mail” thonë se ata janë bashkë, por nuk janë shumë të përfshirë gjë që ka lehtësuar shumë miqtë e 47-vjeçares, të cilët kanë frikë se ai do t’i thyejë zemrën.

Dyshimet se dyshja janë bashkë u shtuan pasi disa ditë pas publikimit të këngës së re të Shakirës. Këngëtarja dhe aktori britanik u fotografuan duke shijuar një darkë në një restorant talian në New York.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share