Shakira nderohet me një statujë në vendlindjen e saj

Këngëtarja ka realizuar foto me prindërit në këtë statujë

Shakira është në qëndër të vëmendjes së mediave të huaja, por këtë herë jo për çështjet që kanë të bëjnë me muzikën , ish të dashurin e saj Gerard Piqué apo marrëveshjen e arritur së fundmi me autoritetet tatimore spanjolle për të shmangur burgun.

Artistja është nderuar me një statujë të gjatë 6 metra në vendlindjen e saj ​​Barranquilla, në Kolumbi.

Statuja është frymëzuar nga lëvizjet e saj më të njohura të kërcimit nga videoklipi i vitit 2005 për këngën mjaft të njohur “Hips Don’t Lie”.

Këngëtarja nuk ka nguruar dhe ka postuar fillimisht foto të prindërve të saj, duke pozuar e buzëqeshur para saj.

“Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit e mi dhe veçanërisht me nënën time në ditëlindjen e saj”, ka shoqëruar me këtë mbishkrim fotot e ndara me ndjekësit në rrjetet sociale.

Shakira ka shprehur shpesh krenarinë për vendlindjen e saj. Në vitin 2006, një tjetër skulpturë e tij prej hekuri u përurua në Barranquilla pranë stadiumit Metropolitano.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share