Shakira me një dashuri të re në horizont?
Një vit pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira duket se po krijon një marrëdhënie të re të qëndrueshme.
Mediat spanjolle shkruajnë se 46-vjeçarja është afruar me Rafael Arcauten, një producent muzikor argjentinas, i cili duket se i ka ndezur emocionet pozitive pas një viti të lodhshëm për yllin e Pop-it latin.
Ajo që e bind më shumë artisten është prania e 44-vjeçarit që e mbush me buzëqeshje dhe qetësi ndërsa mësohet se ai është shumë i kujdesshëm në hapat që hedh në këtë marrëdhënie me artisten e cila pritet se si do të shkojë në të ardhmen.
Arcaute është mjaft i suksesshëm në fushën e muzikës dhe është vlerësuar me 18 çmime Grammy gjatë karrierës së tij 21-vjeçare.
Tv Klan