Po shoqërohet shpesh me një djalë në Majami
Nëntë muaj pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira duket se ka gjetur dashurinë e re. Mediat spanjolle shkruajnë se këto kohë ajo po shoqërohet me një djalë në Majemi të Shteteve të Bashkuara, identiteti i të cilit për momentin mbetet mister.
46-vjeçarja duket se e ka njohur pikërisht në qytetin e famshëm të Floridas, dashurinë e saj të re dhe kohët e fundit dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse ajo ka udhëtuar shpesh drejt Shteteve të Bashkuara.
Herën e fundit, këtë muaj ylli muzikës Pop ishte në Nju Jork së bashku me dy fëmijët e saj.
Në media flitet se çifti po shoqërohet së bashku prej 4 muajsh dhe takimet janë shpeshtuar.
Megjithatë, ende është e paqartë cili është personi misterioz. Ndoshta, gjithçka mund të bëhet publike kur ata të vendosin të shfaqen bashkë publikisht.
Tv Klan