Ndarja e Shakirës me Pique, një nga çifteve më jetëgjatë të shoubizit, por edhe të sportit vijon të komentohet nga mediat e huaja. Në një intervistë për ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fellon’ artistja e njohur tregon se si ka qenë jeta e saj pas ndarjes së shumëpërfolur.
Këngëtarja shprehet se ka qenë një vit shumë i vështirë ndërsa thekson se muzika e ka ndihmuar të kalojë këto momente.
46-vjeçarja gjatë bisedës me prezantuesin amerikan Jimmy Fellon është shprehur se pas fundit të romancës me ish-futbollistin spanjoll këndvështrimi i saj për jetën ka ndryshuar.
“Kam ëndërruar gjithmonë që të kem një familje ku fëmijët jetojnë së bashku me prindërit e tyre. Jo të gjitha ëndrrat realizohen, por jeta ka një mënyrë për t’ju kompensuar në një mënyrë ose në një tjetër”.
Pique dhe Shakira nuk janë martuar kurrë, por marrëdhënia e tyre ka qenë nga më të komentuarat nga viti 2010, kur u njohën gjatë fazës finale të Botërorit në Afrikën e Jugut, aty ku Shakira ishte edhe autorja e këngës zyrtare të kompeticionit, e famshmja “Waka Waka”.