Shakira e Pique arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve

Milan dhe Sasha do të transferohen në Miami me nënën e tyre

Ylli kolumbian i popit Shakira arriti një marrëveshje me ish-partnerin Gerard Pique mbi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre pasi i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare në fillim të këtij viti, tha përfaqësuesi ligjor i këngëtares.

Gazeta La Vanguardia tha se, sipas marrëveshjes, fëmijët e tyre Milan, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeçe, do të transferohen në Miami me nënën e tyre.

Ata u takuan pak para Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur ai u shfaq në videoklipin e Shakira-s “Waka Waka ,This Time for Africa”, kënga zyrtare e turneut.

Ata bënë publike fundin e lidhjes së tyre në një deklaratë të Qershorit. Marrëveshja për kujdestarinë u arrit një javë pasi Pique njoftoi tërheqjen e tij të afërt nga futbolli profesionist dhe largimin e tij nga FC Barcelona.

Nga ana tjetër këngëtarja e “Hips Don’t Lie” po përballet me një gjyq mbi akuzat e dyshuara për mashtrim tatimor në Spanjë pasi humbi një apel më 26 Maj. Prokurorët pretendojnë se ajo nuk ka paguar deri në 14.48 milionë Dollarë tatim mbi të ardhurat e fituara midis viteve 2012 dhe 2014.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share