Shah: Nderim Saraçi fitues i Turneut “Vizioni M 2022”

Morrën pjesë 142 shahista nga RMV-ja, Shqipëria e Kosova

Pas nëntë xhirove  të zhvilluara sipas rregullave të FIDE-s dhe me sistemit  zvicerian përfundoi edicioni i dytë Turneu ndërkombëtar i Shahut “Vizioni M 2022” i organizuar nga klubi i Shahut “Anpasan” i Tetovës dhe Shoqata kulturore “Vision M” dhe me organizimin teknik të Federatës së Shah-ut të Maqedonisë së Veriut,  fitues doli kampioni i Kosovës Nderim Saraçi .

 Në këtë turne që u mbajtë në sheshin “Ilirija” në Tetovë, morrën pjesë 142  shahista nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

 Fituesi i Turneut doli  Nderim Saraçi me  8.5 pikë, para Korab Sarçit me 7,5 dhe Toni Llazovit  gjithashtu me 7.5 pikë. Në mesin edhe  dhjetë më të mirëve  janë edhe Stojancho Dimkovski (7,5), Bedri Sadiku( 7 ), Besim Uruci (7),  Aleksander Kralevski (7),  Valmor Bardhi (6,5), Llambi Pasko (6,5) dhe Goran Glavinac (6,5 pikë).

Fituesi i këtij turneu ndërkombëtar të shahut, Nderim Saraçi krahas kupës dhe medaljes është shpërblyer edhe me 10.000 denar.

/ KlanMacedonia /

Lexo gjithashtu
Total
0
Share