SHAH: Alkaloidi meshkujt dhe Centar femrat u shpallën kampion

KSH Anpasan nga Tetova siguroi ekzistencën në kategornë e parë

Në organizim të Federatës së Shahut të Maqedonisë së Veriut ditë pare është zhvilluar kampionati ekipor në kategorinë e meshjkujve dhe at të femrave.

Në kategorinë e meshkujve kanë garuar tetë klube ndërsa në bazë të rezultateve të arrituara renditja përfundimtare është sa vijon : 1. SK Alkaloid, 2. KSH Prilep, 3. SC Gambit Asseco SEE, 4. GSK Kumanova, 5. KSH Gostivari, 6. KSH An Pasan- Tetovë, 7. SK Fisher dhe 8. SK Stevo Patako.

Në konkurrencën e femrave ishte e paparashikueshme deri në xhiron e fundit. Pë ekipin kampion u vendos në sfidën e fundit mes KSH Alkalod dhe MSK Centar. Me fitoren në këtë sfidë titulli kampion I takoi ekipit MSK Centar.

Renditja përfundimtare në kategorinë e femrave: 1. MSHK Centar, 2. KSH Alkaloid, 3. GSK Kumanova, 4. SC Gambit Asseco SEE, 5. GSK Negotina, 6. SK Stevo Patako dhe 7. SK Karposh.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share