Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi, në Facebook ka publikuar pamje të takimit të ish-Kryeministrit dhe ish-liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, me Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin.
Në këtë postim, sic njofton KlanM, shtrohet edhe pyetja përse Gashi ka takuar Zaevin në Strumicë?
“Pyetje për 1 milion euro??? Çfarë kërkoi sot Afrim Gashi nga Zoran Zaevi, dhe pse u desht të shkojë deri në Strumicë? Aktivistët e Alternativës, si dhe opinioni i gjërë meritojnë ta dijnë të vertetën e këtij takimi” – thuhet në këtë postim, I cili tashmë nuk gjendet në profilin zyrtar në Facebook të Deputetit Skender Rexhepi, por I njëjti është shpërndarë masivisht, njofton KlanM.
Në këtë kontekst e përjavshmja “Fokus” ka ripublikuar një tekst të 23 Shkurtit me titull “Kovaçevski dhe Ahmeti me Taravarin shuajnë zjarrin në BDI dhe largojnë frymën e Zaevit nga Qeveria?! Teksti, sic percjell KlanM, është I kohës kur në Kuvend zhvillohej debati për hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar.
E përjashmja “Fokus” në tekstin e 23 Shkurtit 2023, shkruan se në bazë të informatave jozyrtare, në qarqet politike po bëhen analiza se bashkëpunimi Kovaçevski – Ahmeti – Taravari ka edhe një qëllim të fshehur. Kjo, sipas “Fokus”, sic percjell KlanM, është largimi i frymës së Zaevit. Në mbështetje të kësaj teze, përmenden disa argumente.
Sëpari, sipas “Fokus” është fakt se një pjesë e strukturave që largohen nga Qeveria e Kovaçevskit, kanë bashkëpunuar me Zaevin, kurse disa prej tyre, sot e kësaj dite, kanë raporte korrekte. Zaevi, para largimit, bëri marrëveshjen me Alternativën për të shpëtuar Qeverinë. Alternativa është ankuar se LSDM-ja nuk ka respektuar marrëveshjen politike, kurse garnituar aktuale socialdemokrate thotë se ajo marrëveshje është bërë në kohën e Zaevit e jo të Kovaçevskit.
“Fokus”, sic percjell KlanM, shkruan se Zaevi edhe sot e kësaj dite komunikon me Izet Mexhitin e BDI-së, por edhe me Kastriot Rexhepin I cili gjitashtu është pjesë e “Grupit të Zjarrit”. Sipas njohësve të rrethanave, Zaevi dhe Mexhiti komunikojnë që nga koha kur kanë qenë Kryebashkiak të Strumicës dhe Çairit dhe të dy kanë qenë në linjë të njëtë kur në BDI vendosej nëse do të prishet partneriteti me VMRO-DPMNE-në për t`u kthyer drejt LSDM-së.
Kjo, sipas së përjavshmes “Fokus”, nuk do të thotë se Zaevi qëndron pas aktiviteteve të “Grupit të Zjarrit” dhe se mbështet përpjekjet e tyre për eliminimin e Grubit. Madje, sipas gazetës, sic percjell KlanM, burime të caktuara thonë se Izet Mexhiti dhe pjesëtarët tjerë të “Grupit të Zjarrit” nuk kanë shumë besim tek Zaevi. Megjithatë, burime të larta partiake, pohojnë se Ali Ahmeti druan se mund të funksionojë dhe të progresojë lidhja “Grupi I Zjarrit” – Strumica.
Më saktësisht, sipas “Fokus”, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, bashkëpunëtorëve u ka thënë se nuk do të habitej nëse merr vesh se “Grupi I Zjarrit” ka mbështetje të fuqishme nga Zaevi. Këtë Ahmeti e ka thënë në kontekst të informacioneve se Zaevi parapëlqen modelin pushtetit të përbashkët LSDM – VMRO DPMNE, që ndoshta mund ta eliminojë BDI-në.