Shaban Tërstena shënoi 40 vjetorin nga Medalja e Artë Olimpike me një ekspozitë mbresëlënëse me 40 fotografi

Për kujtuar një ngjarje të madhe dhe të pa përsëritur për historinë e sportit në vendin tone dhe jo vetëm, fituesi i medaljes së art olimpike nga viti 1984, në Los Anxhelos, Shaban Tërstena, me një ekspozit me 40 fotografi që dokumentojnë 20 vitet e palodshme të tij. Të pranishëm ishin figura të shumta nga bota e sportit, personalitete të jetës politike, miq nga Kosova, si dhe punëtorë sportive, gazetar sporti që kanë kontribuar në zhvillimin e sportit në rajon. Gjithashtu në kë event preformoi edhe violinisjta e njohur tetovre Lulesa Pajazit

Ngjarja e cila u pasurua me një ekspozitë mbresëlënëse prej 40 fotografish, të cilat pasqyronin rrugëtimin e Tërstenës nga fillimet e tij në sport, triumfin në Olimpiadë, e deri tek aktivitetet e tij të tanishme. Të pranishmit u emocionuan duke rikujtuar momentet kur Trstena ngjiti majat e sportit botëror, duke u bërë shqiptari i parë që fitoi një medalje të artë olimpike dhe ende mban rekordin si sportisti më i ri në histori që ka arritur këtë sukses në sportin e mundjes.

Pjesëmarrësit në këtë event shprehën mirënjohje për arritjet e Trstenës dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Shaban Tërstena, i emocionuar nga nderimi dhe përkrahja e vazhdueshme që ka marrë gjatë viteve, falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e udhëtimit të tij të suksesshëm.

Në fund duhet theksuar se se ngjarja përfundoi me duartrokitje të zjarrta që shprehën të sinqertë të gjithë të pranishmit, për legjendën e sportit Shaban Tërstena. Ky event I organizuar nga fituesi i medaljes olimpike do të mbahet mend si moment i veçantë në historinë e sportit në vendin tonë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share