KLAN MAQEDONI NË MESIN E FITUESVE TË KËTIJ ÇMIMI
Legjenda e sportit në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm, kampionati olimpik nga Lojërat Verore Olimpike të vitit 1984 Shaban Tërstena, për të shtatën herë me radhë, në hapësirat e hotel “Aleksandër Palas” në një ceremoni festive ndau “Oskarin e Artë Olimpik”, për persona, shtëpi mediatike dhe institucione që kanë përkrahur karrierën e tij.
Shaban Tërstena, sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, ish mundësi i mirënjohur, kampion olimpik në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nënkampion olimpik në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut dhe shumë tituj tjerë botërorë dhe Evropianë, për dallim nga gjashtë edicionet e mëparshme, kësaj radhe në një ceremoni madhështore u ndau 15-të çmime të “Oskari i Artë Olimpik”.
“Kësaj radhe ke pak më ndryshe. Çdo herë janë ndarë pesë Oskara, ndërsa tash në këtë moment që i ndajtëm ishin 15-të Oskara të Artë Olimpike, për njerëzit e veçantë, për njerëzit që kanë dijtë të vlerësojnë dhe të respektojnë. Të gjithë këta njerëz që morën Oskarin e artë janë figura që kanë dhënë kontribut. Sikur që ceka, janë sportistë, janë intelektual, janë profesorë, janë dekana, rektora, gazetarë sportivë, mediumet. Një prej atyre mediumeve padyshim është edhe i juaji TV Klan Maqedoni”, deklaroi ish kampioni Olimpik, Shaban Trstena.
Në mesin e fituesve të Oskarit të Artë Olimpik që ndahet nga Kampioni Olimpik Shaban Trstena, kësaj radhe me këtë çmim u nderua edhe Televizioni Kombëtar Klan Maqedoni.
“Sigurisht se ky është një vlerësim i punës dhe angazhimit të stafit të Klan Maqedoni, me theks të veçantë të gazetarit tonë Shabanit, i cili në vazhdimësi po ndjek këto aktivitete dhe patjetër edhe ata të cilët e kanë dhënë kontributin në arenën sportive vite me radhë nuk ngurojnë të vlerësojnë edhe punën e Televizionit tonë. Sot ishte një aktivitet i veçantë për vet faktin se sporti edhe njëherë dëshmoi, me theks të veçantë sportistët si Shaban Trstena i cili në të njejtin vend arriti të grumbullojë pjesëtarë të sferave të ndryshme të shoqërisë, nga piktorë në jurist, nga ekonomistë në gjuhtarë e kështu me radhë. Të gjithë këta kanë vlerësuar normalisht punën e Shaban Tërstenës, por njëkohësisht edhe ai ka vlerësuar angazhimin dhe punën e të gjithë të ftuarëve “, deklaroi Arben Halili, drejtor organizativ në TV Klan Maqedoni.
Me Oskarin olimpik u nderua edhe profesori i artit figurativ, Miftar Memeti.
“Shabani si kampion olimpik, ai ka shumë miq dhe shumë shokë. Miqët e vet dhe shokët e vetë I respekton përmes këtyure dhuratave që do që të tregon se në këtë botë nuk është vetëm ai, por edhe miqtë e tij siç janë piktorët, siç janë sportistët siç janë gazetarët dhe shumë kush. Pranadaj ai na respekton neve nga që edhe ne e respektojmë atë”, deklaroi piktoriu, Miftar Memeti.
Fitues të “Oskarit të Artë Olimpik” në edicionin e shtatë me radhë janë Foto Bruno, Agim Thaqi, Shkolla e Muzikës në Tetovë, Profesori Ljupço Perinski, Gazetari sportiv Sami Ademi, Aktori Sabedin Selmani, Gazetari sportiv Igor Ivanovski, Televizioni Kombëtar Klan Maqedoni, Bilgin Xheladini, “Kolegji Universi ” Dekani i sportit, Prof. Dr Abedin Bahtiri, Gazetari sportiv – Goran Milkovski, Moderatori televiziv Avni Qaili, Universiteti“Hasan Prishtina” Dekani i sportit,Prof.Dr.Musa Selimi, Pronari i “Focus Print “, Imer Gogjufi, Piktori Prof.Miftar Memeti, Gazetar TV24– Mishko Ivanov dhe “Kolegji AAB ” në Prishtinë, Rektori Lulzim Tafa./KlanMacedonia